Përurohet "Freskia", revista e parë kulturoro-fetare në Luginë (Foto)
Në Preshevë, të martën u përurua numri i parë i revistës kulturore, fetare dhe shkencore "Freskia", organ i Shoqatës kulturore "Dituria" në Preshevë.Në prani të një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të kulturës folën panelistët: Profesor Alixhemal Salihu dhe Dr. Zeqirja Ibrahimi, të cilët e vlerësuan punën dhe kontributin e redaksisë për të dalur ky numër me këtë vlerë që e ka, raporton Titulli.com.
Përurimin e udhëhoqi Mr. Nexhmedin Ademi. Në këtë përurim pati edhe diskutime lidhur me revistën në fjalë.
Brendia e revistës “Freskia” shoqërohet me materiale dhe tema të llojllojshme, por vend meritor zënë edhe shkrime për muajin e madhërishëm të Ramazanit. /Titulli.com/